Shërbimet Tona

Pranë pikës sonë të shitjes në KoplikMalësisë së Madhe, jo larg qendrës së qytetit të Shkodrës, do të gjeni të gjitha prodhimet tona natyrale të stinës, si edhe një përzgjedhje të atyre produkteve të disponueshme gjatë gjithë vitit, si vajrat esencialë. Prodhimet e disponueshme mund ti porosisni online përmes faqes sonë të internetit dhe ti tërhiqni vetë pranë pikës sonë të shitjes, ose të kërkoni tjua dërgojmë pranë banesave tuaja.

Gjatë gjithë vitit ofrojmë për vizitorët një tur të shkurtër shpjegues kushtuar bimëve mjekësore dhe aromatike shqiptare, vetive dhe mënyrave kryesore të përdorimit të tyre. Ofrojmë bashkëpunim edhe për shkollat, institucionet, agjencitë apo operatorët turistikë që dëshirojnë të propozojnë vizita të organizuara posaçërisht me temë bimët mjekësore dhe aromatike për nxënësit, anëtarët apo klientët e tyre.

Prej më shumë se 30 vitesh jemi partnerë të besuar të mbi 1.000 fermerëve shqiptarë të specializuar në kultivimin e bimëve mjekësore dhe aromatike, të cilët i furnizojmë cdo vit me miliona fidanë bimësh autoktone.