Bimët mjekësore
& aromatike në Shqipëri
Jo të gjithë e dijnë se varitetet autoktone shqiptare, si sherebela (salvia) janë ekselenca të mirfillta, të kërkuara në të gjithë botën.
Pozita gjeografike, numri i lartë i ditëve me diell dhe niveli i lartë i përshtatshmërisë së tokave, bazike ose neutrale, me vlera pH ideale kanë prodhuar në harkun e mijëra viteve shumë varitete autoktone, me karakteristika gjenetike unike.
Për këtë arsye Shqipëria është një prej vendeve kryesore prodhuese dhe eksportuese të bimëve mjekësore dhe aromatike, në nivel ndërkombëtar.
Shumë ilaçe, produkte kozmetike apo ushqimore të mirënjohura në botë kanë në përbërjen e tyre ekstrakte të bimëve mjekësore dhe aromatike shqiptare, që përbëjnë prej vitesh një ndër kategoritë agro-ushqimore më të eksportuara nga Shqipëria drejt tregjeve perëndimore të BE-së dhe SHBA-ve.
Rreth 90% e sipërmarrjeve që kultivojnë bimët mjekësore dhe aromatike ndodhen në rajonin e Shkodrës.
Krahina e Malësisë së Madhe, ku ndodhet edhe Salvia Nord është një ndër territoret më të përshtatshme për rritjen e disa prej varieteteve më të vlerësuara të bimëve mjekësore dhe aromatike, këtyre margaritarëve të botës bimore.